Breaking News

“Tigrat e natës” kinezë futen në Siri për të luftuar kundër terroristëve

Sipas disa njoftimeve, një grup trupash kineze të quajtur “Tigrat e natës” hynë në Siri për të luftuar terroristët në këtë vend.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, një grup trupash kineze, të quajtur “Tigrat e natës”, hynë në portin Tartus disa ditë më parë për të mbështetur qeverinë e Damaskut, ka bërë të ditur një zyrtar sirian. Thuhet se këta ushtarë kinezë do të luftojnë kundër terroristëve në Guten lindore. Më parë këtë muaj, mediat njoftuan se Kina ka ndërmend të dërgojë trupa në Siri për të mbështetur Bashar Asadin. Ky veprim ndoqi shqetësimet në rritje të Pekinit në lidhje me praninë e elementëve terroriste të ISIS-it në rajonin Turkestani Lindor në Kinë.

Advertisements