Breaking News

Nesër mund të mblidhet Këshilli i Sigurimit rreth vendimit të Trump kundër Kodsit

Përfaqësuesi i Palestinës në OKB ka bërë të ditur se nesër mund të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e KS të OKB në lidhje me shqyrtimin e një projektrezolute rreth vendimit të Amerikës kundër Kodsit të shenjtë.

Kanali televiziv Russia Al-Jeum njoftoi se Riad Mansur, përfaqësuesi i Palestinës në OKB, të premten në mbrëmje në një konferencë për shtyp, ka theksuar: “Ekziston mundësia që KS i OKB të dielën të mbajë një mbledhje për të shqyrtuar një projektrezolutë rreth vendimit të presidentit të Amerikës për njohjen zyrtare të Kodsit të shenjtë si kryeqytet të Izraelit. Në rast të hartimit të kësaj projekt-rezolute, ajo mund të vendoset në votim 24 orë më pas, ndërkohë që bisedimet po vazhdojnë në lidhje me tekstin përfundimtar të kësaj projektrezolute”. Më parë burimet informative kanë thënë se vendet arabe ditën e hënë do të paraqesin një projektrezolutë kundër vendimit të Trump për njohjen zyrtare të Kodsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist.

Advertisements