Breaking News

Abdulahian: Pretendimet e SHBA kundër Iranit janë skandaloze

Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare i ka përshkruar pretendimet anti-iraniane të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara si një katastrofë politike.

Shtetet e Bashkuara kanë dëshmi konkrete se Irani i furnizon me armatim Ansarullahun në Jemen, duke i shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara, ka pretenduar kështu ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley. Husein Amri Abdulahian, ka thënë: Që nga fillimi i sulmeve të paligjshme të Riadit dhe Abu Dhabit në Jemen dhe nga koha e ish presidentit amerikan Barak Obama, disa herë zyrtarë të lartë amerikanë kanë njoftuar se vendi i tyre do të ofrojë ndihmë në informacione dhe me armë për Arabinë Saudite në luftën kundër Jemenit. Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare, tha: “Vrasja e popullit të shtypur të Jemenit gjatë tre viteve të fundit është bërë me armë të reja amerikane dhe perëndimore dhe me ndihmën e regjimit të paligjshëm të Izraelit. Ai negociatat politike i konsideroi zgjidhje të vetme të krizës në Jemen dhe theksoi se lëvizja Ansarullah në Jemen dhe aleatët e saj janë në kushtet më të mira të mbrojtjes legjitime dhe rezistencës ndaj sulmeve ushtarake të pushtuesve.

Advertisements