Breaking News

Shqipëria kundër vendimit të Trump për Jeruzalemin

Për çështjen e Jerusalemit, Shqipëria ka të njëjtin qëndrim me atë të Bashkimit Evropian, dhe kundër Shteteve të Bashkuara që njohën Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Duke iu përgjigjur interesit të opoiztës në Parlament, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme iu referua katër rezolutave të Bashkimit Europian për të evidentuar pozicionimin e Shqipërisë. Në fjalën e tij, shefi i diplomacisë shqiptare z. Ditmir Bushati, tha:”Nuk ka një qëndrim të ri nga ana e Shqipërisë. E kemi bërë këtë diskutim edhe për Palestinën në OKB me sa e sa prej jush. Është i njëjti qëndrim që Shqipëria ka mbajtur në OKB, në lidhje me 4 rezoluta të Këshillit të Sigurimit, rezoluta detyruese që i referohen 1967-s, në përputhje me linjëzimin tonë të politikës së jashtme 100% me atë të Bashkimit Evropian”. Ndërkohë, në Samitin e Jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik ku u fol për situatën në Jerusalem, Tirana zyrtare preferoi të përfaqësohej me ambasadorin shqiptar në Ankara, Genti Gazheli, dhe kjo sipas Bushatit nuk ka domethënie të nënkuptuar.

Advertisements