Breaking News

OKB: Torturat në Guantanamo vazhdojnë akoma

Ekspertë të çështjeve të torturave pranë OKB kanë thënë se procesi i torturimit të të burgosurve në burgun Guantanamo vazhdon akoma.

Nilz Malerz, reporter special i OKB për luftën kundër torturimit, ditën e mërkurë prej Amerikës ka kërkuar t’i japë fund torturimit të të burgosurve në burgun famëkeq Guantanamo. Burgu Guantanamo është krijuar pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 me qëllim që në të të mbaheshin të burgosurit e dyshuar për terrorizëm. Barack Obama, ish president i Amerikës është munduar të mbyllë burgun Guantanamo mirëpo nuk ka mundur të bindë Kongresin dhe aktualisht ky burg vazhdon të jetë aktiv.

 

Advertisements