Breaking News

Kongresi amerikan miraton planin për ndalimin e shitjes së avionëve Iranit

Përfaqësuesit e Kongresit amerikan kanë miratuar planin që ndalon shitjen e avionëve prodhim amerikan për Iranin.

Sipas një njoftimi të agjencisë ISNA të lajmeve, plani për ndalimin e shitjes së avionëve amerikanë Iranit, është miratuar nga 252 përfaqësues pro kundrejt 167 përfaqësuesve kundër në Kongresin amerikan. Ky plan në rast se miratohet nga Senati dhe në rast se nuk vetohet nga presidenti amerikan Donald Trump, do të kthehet në ligj. Irani në kuadër të marrëveshjes bërthamore ka nënshkruar kontrata për blerjen e avionëve Boeing dhe Airbus.

Advertisements