Breaking News

4 të vdekur dhe 19 të lënduar nga aksidenti i trenit në Francë

Një tren është përplasur me një autobus shkolle pranë Perpignanit në Francën jugore, duke vrarë të paktën 4 fëmijë, njoftoi Ministria e Brendshme e Francës.

Nga aksidenti, 19 persona u raportuan të plagosur, 7 prej të cilëve në gjendje më serioze për jetën. Incidenti ndodhi ndërmjet Millas dhe Saint-Féliu-d’Amont. Nxënësit në autobus raportohen të jenë midis moshës 11 dhe 15 vjeç. Fotografitë nga skena treguan autobusin e shkollës të prerë në dysh nga forca e përplasjes. Përplasja ndodhi në një pjesë të linjës ndërmjet Perpignan dhe Villefranche-de-Conflent. Kryeministri i Francës Eduard Philipe ka ndërprerë menjëherë axhendën e tij të punës për të analizuar gjendjen e të lënduarve në këtë aksident.

Advertisements