Breaking News

Ruhani: Uniteti i takimit të Stambollit u ka dhënë shpresa përsëri palestinezëve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit pasi falënderoi për organizimin e takimit të OBI në Stamboll tha se ky takim i myslimanëve të botës ka ngjallur përsëri shpresat për çështjen palestineze.

Hasan Ruhani dje u takua me presidentin Rexhep Taip Erdogan në Stamboll ku tha se vendimi i fundit i presidentit amerikan kundër Kodsit ka irrituar të gjithë myslimanët dhe liridashësit e botës dhe shtoi se rruga e cila ka nisur sot me takimin e krerëve të OBI duhet të vazhdojë deri në kohë kur Amerika të mos guxojë të zbatojë të tilla vendime. Presidenti Ruhani theksoi se bashkëpunimi Teheran Ankara për forcimin e stabiliteti dhe sigurisë në Siri duhet të vazhdojë dhe shtoi se Irani dhe Turqia kanë pikëpamje të përbashkëta në fushën e përballjes me terrorizmin në rajon dhe për vendosjen e paqes dhe stabilitetit. Në këtë takim presidenti Rexhep Taip Erdogan, përmendi pjesëmarrjen e gjerë të krerëve të OBI në takimin e Stambollit dhe tha se kjo pjesëmarrje tregon se vendet islamike kanë qëndrim të përbashkët mbi Palestinën dhe shpresoi në hedhjen e hapave të mëtejshëm për realizmin e të drejtave të popullit palestinez. Presidenti Turqisë shprehu domosdoshmërinë e zgjerimit të bashkëpunimit Iran-Turqi dhe tha se me anë të bashkëpunimit bilateral, terrorizmi në rajon duhet çrrënjosur.

Advertisements