Breaking News

Mahmud Abas: Do t’i drejtohemi KS të OKB për anulimin e vendimit të Trump

Kryetari i AAP deklaroi se do t’i drejtohet KS të OKB për anulimin e vendimit të Donald Trump president i Amerikës për njohjen zyrtare të Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist.

Mahmud Abas pas takimit të OBI në Stamboll tha se ky takim ishte një takim i suksesshëm dhe i rëndësishëm dhe shtoi se vendimi i presidentit amerikan për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist bie ndesh me të gjitha rezolutat e OKB dhe të KS të kësaj organizate të cilat janë pranuar nga vetë Amerika. Ai vuri në dukje se Amerika me këtë vendim tregoi se ajo nuk mund të luajë rolin e ndërmjetësuesit në procesin e paqes dhe Palestina nuk do ta pranojë këtë ndërmjetësim pasi Uashingtoni nuk respekton parimin e paanshmërisë.

Advertisements