Breaking News

57 shtete islame do e njohin Kudsin Lindor si kryeqytet të Palestinës

​​​​​​​Organizata e Bashkëpunimit Islamik i ka ftuar të gjitha vendet të njohin Jerusalemin al-Quds si kryeqytetin e Palestinës, duke kritikuar Shtetet e Bashkuara për shpërfilljen e paqes në Lindjen e Mesme duke zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në qytetin e pushtuar.

Organizata me 57 anëtarë lëshoi një komunikatë në fund të një samiti të jashtëzakonshëm të zhvilluar të mërkurën në Stamboll, duke deklaruar se do të njohë “Kudsin  Lindor si kryeqytetin e shtetit të Palestinës dhe do të ftojë të gjitha vendet të njohin shtetin e Palestinës dhe Kudsin Lindor si kryeqytet i okupuar.” Deklarata e krerëve të vendeve të OBI  ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj Presidentit të SHBA Donald Trump, disa ditë pasi ai iu referua Kudsit si “kryeqyteti i përjetshëm” i Izraelit. OBI kundërshton dhe dënon “në terma më të forta vendimin e njëanshëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në njohjen e Kudsit si kryeqyteti i regjimit okupues i ashtuquajtur  Izrael “, thuhet në deklaratën finale të samitit të OBI. OBI riafirmoi angazhimin e saj të vazhdueshëm ndaj të ashtuquajturës zgjidhje me dy shtete për t’i dhënë fund konfliktit të gjatë izraelito-palestinez. Disa folës, megjithatë, thanë se SHBA nuk konsideroheshin më të besueshme për të ndërmjetësuar ndonjë marrëveshje paqeje. Anëtarët e OBI gjithashtu thanë se do të mbanin SHBA-në përgjegjës për pasojat e vendimit të Trump. Komunikata gjithashtu denoncoi veprimet dhe politikat e Izraelit kundër popullit të Palestinës si “koloniale” dhe “raciste”.

Advertisements