Breaking News

Turqia kritikon vendet arabe për reagimin e dobët

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka sulmuar disa vende arabe mbi reagimin e tyre “të dobët” ndaj njohjes së Kudsit si kryeqytetin e Izraelit.

“Disa vende arabe kanë treguar reagime shumë të dobëta ndaj kësaj çështjeje”, tha Çavushoglu të martën, duke vënë në dukje se “duket se disa vende janë shumë të ndrojtura përballë Shteteve të Bashkuara”. “Ne do të bëjmë një thirrje për vende që deri tani nuk e kanë njohur Palestinën për ta bërë këtë tani,” tha ai. “… Ne duam që Shtetet e Bashkuara të rishikojnë gabimin e tyre”, tha shefi i diplomacisë turke. Çavushoglu theksoi se takimi i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që fillon nesër në Stamboll duhet të kundërshtojë atë që ai e përshkroi si mentalitet të Uashingtonit “Unë jam një superfuqi, unë mund të bëj çdo gjë”.

Advertisements