Breaking News

Trump: Akuzat për sjellje të keqe seksuale janë fabrikime

Presidenti i SHBA Donald Trump ka hedhur poshtë akuzat për sjellje të keqe seksuale, duke thënë se ai është objekt i “akuzave të rreme dhe historive të trilluara të grave që ai as nuk i njeh”.

Trump reagoi të martën në Twitter ndaj tri grave që e kanë akuzuar atë për ofeza seksuale dhe i kanë kërkuar Kongresit të hetojë sjelljen e tij. Jessica Leeds, Samantha Holvey dhe Rachel Crooks kanë akuzuar Trump për sjellje të keqe seksuale. Ato kishin folur për incidentet para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2016. Trump gjithashtu sulmoi demokratët për përqendrimin e tyre në akuzat seksuale kundër tij . Ai tha se demokratët e bëjnë këtë sepse nuk kanë arritur të provojnë dyshimet për bashkëpunim midis tij dhe Rusisë gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Deri tani, të paktën 16 gra e kanë akuzuar Trump për ofeza seksuale të padëshiruara ndaj tyre. Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë pretendimet si të rreme, por një numër senatorësh i kanë bërë thirrje presidentit të japë dorëheqjen.

Advertisements