Breaking News

Shqetësimi i sionistëve nga biseda e gjeneral Sulejmanit me krerët e rezistencës palestineze

Gazeta sioniste Ma’ariv shkruan se biseda telefonike e gjeneralmajor Kasem Sulejmani me komandantët e grupeve të rezistencës palestineze konsiderohet si një demonstrim i dritës së gjelbër të Republikës Islamike të Iranit ndaj Hamasit dhe Xhihadit Islamik për operacionet antisioniste.

Gjeneralmajor Kasem Sulejmani, komandanti i Brigadës Kuds të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, në një bisedë me komandantët e krahut ushtarak të Hamasit, Brigadat Ezedin Kasam, dhe të lëvizjes së rezistencës islamike Xhihadi Islamik, ka ripohuar mbështetjen e plotë të Republikës Islamike për lëvizjet e rezistencës palestineze. Gazeta Ma’ariv shkruante: Komandanti i Brigadës Kuds të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, në një bisedë me udhëheqësit e Xhihadit Islamik dhe Hamasit, u tregoi atyre një dritë jeshile për të vepruar nga Gaza kundër objektivave izraelite”. Komandanti i lartë i Gardës Revolucionare të RII, gjithashtu i inkurajoi të gjitha lëvizjet e rezistencës në rajon për të rritur gatishmërinë e tyre për të mbrojtur xhaminë al-Aksa dhe Kudsin e shenjtë nga komplotet amerikano-sioniste.

Advertisements