Breaking News

Lëvizja e Trump mbi Kodsin një provokim i qëllimshëm

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Kodsin si kryeqytetin e Izraelit është “një provokim i vetëdijshëm dhe i qëllimshëm” dhe se zgjidhja me dy shtete për izraelitët dhe popullin e Palestinës është “asgjë tjetër veç një kurth”, thotë autori amerikan Ralph Schoenman.

Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë më 6 dhjetor, Trump zyrtarisht e shpalli Kodsin si kryeqytetin e Izraelit, duke thënë se administrata e tij do të fillonte gjithashtu një proces të lëvizjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në qytetin e shenjtë, që pritet të ndodh me  vite. Njoftimi ishte një ndryshim i madh nga Uashingtoni që përmbys dekadat e politikës së jashtme të SHBA. Vendimi i Trump ishte kryesisht për të kënaqur mbështetësit e tij kryesor – konservatorët republikanë dhe sionistët e krishterë ungjillorë, të cilët përbëjnë një pjesë të rëndësishme të bazës së votuesve të tij. Masa polemike e Uashingtonit shkaktoi demonstrata në territoret e pushtuara palestineze, Iran, Turqi, Pakistan, Egjipt, Jordani, Tunizi, Algjeri, Irak, Marok dhe vende të tjera muslimane. “Vendimi nga Trump për të deklaruar se Kodsi është kryeqyteti i Izraelit dhe ambasada amerikane do të transferohet paraqet një provokim të qëllimshëm dhe të vetëdijshëm, funksioni i të cilit është të zhdukë në mënyrë efektive çdo perspektivë, mundësi ose iluzion të idesë se populli palestinez ka ndonjë të drejtë për kapitalin e tij, e lëre më nga vendi i tij”, tha Schoenman, ish sekretar personal i filozofit britanik Bertrand Russell për Press TV të hënën. “Është e shoqëruar me shtypjen e gjerë izraelite në zonat e Betlehemit, në KOdsin lindor dhe kryengritjet e rinisë arabe dhe palestineze”, tha ai. Analisti tha se Trump po përpiqet të “eliminojë iluzionin se mund të ketë zgjidhje të ashtuquajtur dy shtetesh për Palestinën, sepse zgjidhja e dy shteteve në duart e sionistëve dhe në duart e imperialistëve nuk është gjë tjetër veçse një kurth, një mjet me të cilën çështja palestineze do të çrrënjoset pasi popullata do të dëbohet pa ndërprerë”, vuri në dukje ai. Autori i Historisë së fshehtë të sionizmit tha se sionistët duan ta kthejnë Palestinën në një “kamp burgu” të madh.

Advertisements