Breaking News

Johnson njoftoi për hapjen e një faqeje të re të marrëdhënieve me Iranin

Sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe gjatë një fjalimit të mbajtur në parlamentin anglez, vizitën dhe takimet e tij me zyrtarët iranianë i ka cilësuar konstruktive dhe foli për një faqe të re në marrëdhëniet mes Iranit dhe Britanisë së madhe në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Sekretari i Britanisë vuri në dukje se gjatë takimit me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit ata diskutuan mbi zbatimin e marrëveshjes bërthamore, të njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit, në një kohë që angazhimi i të gjithë nënshkruesve të marrëveshjes, është hedhur në dyshim nga Presidenti i SHBA, Donald Trump. Johnson tha se me homologun e tij iranian dhe me funksionarë të tjerë të shtetit gjithashtu u shkëmbyen pikëpamje për çështje të tjera, duke përfshirë marrëdhëniet ekonomike, bankare dhe tregtare, si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Johnson tha se marrëveshja bërthamore ishte me rëndësi të madhe për Londrën dhe theksoi angazhimin e vendit të tij për të zbatuar plotësisht marrëveshjen. Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje se diplomati i lartë britanik bëri thirrje gjithashtu për zgjerimin e bashkëpunimit dhe konsultimin e vazhdueshëm të Britanisë me Iranin. Johnson arriti në Teheran të shtunën për një vizitë zyrtare dy-ditore për t’u takuar me zyrtarë të lartë iranianë. Para bisedimeve me Zarif, sekretari i jashtëm britanik u takua me kryetarin e parlamentit iranian, Ali Larixhani. Ai më pas u takua me presidentin Hasan Ruhani dhe me kreun e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit Ali Akbar Salehi.

Advertisements