Breaking News

Zarif: Evropa të mos përsërisë gabimet e së kaluarës

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke e cilësuar Amerikën si një vend të pabesueshëm nga Evropa kërkoi të mos ndjekë shtëpinë e bardhë dhe të mos përsërisë gabimet e së kaluarës.

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh për gazetën Nju Jork Times të Amerikës tha se Irani është i shqetësuar nga mundësia se Evropa mund të ndjekë Shtëpinë e Bardhë në çështje jashtë çështjes bërthamore dhe tha se Evropa duhet të parandalojë ripërsëritjen e historisë. Shefi i diplomacisë iraniane rikujtoi se përgjigjja që Amerika i ka dhënë Iranit në 11 muajt e kaluar të zbatimit të marrëveshjes bërthamore ka qenë sabotimi shtoi se Amerika është një vend i pabesueshëm dhe kjo është treguar qartë në çështjen e traktatit të ndryshimeve klimatike dhe në çështjen e Kodsit. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se kapaciteti mbrojtës i Iranit është në përputhje me normat dhe dispozitat ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes dhe tha se në kohën kur diktatori Sadam Husein i Irakut sulmonte Iranin me raketat sovjetike, bota jo vetëm që heshti dhe nuk reagoi por regjimin e Irakut e pajisi me armatime të tjera për të sulmuar Iranin. Zarif foli edhe mbi sulmin e Arabisë Saudite në Jemen dhe tha se Irani vetëm 2 javë pas bombardimeve shkatërrimtare dhe të egra të Arabisë Saudite kundër Jemenit në mars të vitit 2015 ka propozuar planin për armëpushim të shpejtë dhe për ndihma humanitare për Jemenin dhe krijimin e një qeveri gjithëpërfshirëse në këtë vend mirëpo shkaktarët e krizës dhe mbështetësit e tyre perëndimorë preferuan vazhdimin e luftës. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit përmendi edhe një artikull dërguar për Nju Jork Times në vitin 2015 dhe tha se në atë artikull është propozuar dialogu rajonal mes Iranit dhe vendeve fqinje për vendosjen e paqes dhe Irani vazhdimisht i fton fqinjët për realizimin e këtij objektivi.

Advertisements