Breaking News

Senatorët amerikanë kërkojnë dorëheqjen e Trump

Një grup i përbërë nga 3 senatorë në Amerikë edhe një herë kanë kërkuar dorëheqjen e  Donald Trump nga posti i presidentit të Amerikës, pasi ai dyshohet për skandale morale.

Senatorët Bani Sanders, Kori Boker dhe Xhef Markeli, ditën e dielë edhe një herë kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Donald Trump për shkak të skandaleve morale. Sanders ka thënë se presidenti amerikan duhet të bëjë të njëjtin veprim si al Franken dhe të japë dorëheqjen e tij pas akuzave që i janë ngritur për skandalet morale. Ndërsa senator Boker ka thënë se skandalet morale të Donald Trump janë shumë serioze dhe shumë femra ankohen kundër tij. Vlen të theksohet se Donald Trump gjatë fushatës elektorale të vitit 2016, është akuzuar për abuzime seksuale me femrat.

Advertisements