Breaking News

Prapaskenat e vendimit të Trump dhe tradhtia e Riadit

Vendimi i Presidentit të SHBA, Donald Trump, për të njohur Kudsin si kryeqytetin e Izraelit duhet të shihet brenda një sfere më të gjerë dhe në lidhje me aleancën e sapokrijuar të sionistëve dhe Arabisë Saudite në Lindjen e Mesme.

Në unionin  Riad-Tel Aviv, Tel Avivi do të shfrytëzojë të gjitha kapacitetet e tij për të kundërshtuar praninë, rolin dhe ndikimin e Iranit në rajon dhe gjithashtu Riadi do të ndërmarrë disa veprime në këtë kuadër. Riadi do të paguajë për këtë opozitë, do t’i japë fund çështjes së Palestinës në favor të Izraelit, do të materializojë njohjen e Izraelit si një shtet midis arabëve, do të qëndrojë deri në fund përkrah Tel Avivit dhe do të angazhohet të mos jetë vetëm një mik i përkohshëm i sionistëve. Lidhjet midis Tel Avivit dhe Shtëpisë së Bardhë dhe situata aktuale e lobit sionist – gjatë presidencës së Trump – është e tillë që duket se është vetëm Tel Avivi që ka fjalën e fundit për Iranin, Lindjen e Mesme dhe procesin e paqes. Plani i koalicionit trepalësh është që të eliminojë fuqinë e Iranit. Trump ka mbajtur disa takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së përpara se të shpallë Kudsin si kryeqytetin e regjimit sionist më 6 dhjetor. Pothuajse të gjithë anëtarët e KS të OKB-së e kundërshtuan vendimin. Megjithatë, Trump nuk i kushtoi vëmendjen më të vogël as ideve të sekretarit të shtetit të tij, as Pentagonit, as edhe të këshilltarëve të tij në Shtëpinë e Bardhë. Disa prej figurave të njohura të demokratëve dhe republikanëve si dhe krerët e disa vendeve perëndimore paralajmëruan kundër vendimit, por Trump vendosi të mos marrë ndonjë prej tyre në konsideratë. Arsyeja është se regjimi sionist e ka siguruar Trumpin se marrëveshjet paraprake janë bërë me aleatët arabë, dhe së dyti, disa protesta dhe disa deklarata do të lëshohen vetëm për një kohë të shkurtër dhe puna do të përfundojë shpejt. Izraeli e ka siguruar Trumpin se shtetet arabe të rajonit janë të lidhura në krizat e tyre të brendshme, vendet si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë në përputhje me një vendim të tillë të bërë nga SHBA dhe Izraeli dhe se palestinezët janë aktualisht në një situatë më të dobët dhe më të pambrojtur se kurrë. Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, disa javë më parë e thirri Kryetarin e Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmud Abas, dhe paraqiti një plan paqeje që e tronditi atë. Abas i tha bin Salmanit se plani i tij është edhe më injorant se planet e paqes të sugjeruara nga sionistët. Kudsi si kryeqytet i Izraelit ka qenë pjesë e planit të propozuar nga bin Salman. “Tani kushtet kanë ndryshuar, nëse nuk mund ta pranoni planin, më mirë jepni dorëheqjen “, i tha bin Salman, Mahmud Abasit. Ai gjithashtu kishte thënë se çdo hezitim në pranimin e planit përfundimisht do të shpinte në njohjen e njëanshme të Kudsit si kryeqytetin izraelit. Duke shpallur Kudsin si kryeqytetin e Izraelit, sionistët, amerikanët dhe sauditët janë të vendosur të përjashtojnë zgjidhjen me dy shtete dhe të krijojnë një shtet të vetëm hebre. Shtëpia e Bardhë dhe Tel Avivi janë të përgatitur për protesta në disa vende, por ata mendojnë se protestat do të vazhdojnë vetëm disa javë dhe do të ulen së shpejti. Në rast se analiza e tyre dëshmohet e saktë, së pari, Trump do të jetë i vetmi president amerikan që ka rënë dakord me vendimin e Kongresit të vitit 1995 për të njohur Kudsin si kryeqytetin izraelit; Trump është në një pozicion të dobët brenda SHBA dhe ky plan mund ta sigurojë atë të paktën për një vit tjetër, përderisa lobi sionist do të rezistojë kundër shkarkimit të tij. Së dyti, situata e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Izrael është, nëse jo më keq , e ngjashme me atë të Trump në SHBA. Pas suksesit në bërjen e Kudsit, kryeqytet të Izraelit, Netanjahu do të krijojë kushtet për  formimin e shtetit hebre të unifikuar dhe kjo, jo vetëm që do ta shpëtojë Netanjahun nga kriza e akuzave financiare, por gjithashtu do ta prezantojë atë si një hero për sionistët. Së treti, do të forcohet pozita e Tel Avivit si menaxhues i koalicionit anti-Iran dhe do krijohen kushtet për ta nxitur këtë koalicion drejt veprimeve të mëtejshme, më të gjera dhe më shkatërruese. Si rrjedhim, reagimet e botës islame kundër vendimit të SHBA për të lëvizur ambasadën e saj në Kuds do të kenë efektin më vendimtar jo vetëm në Palestinë, në Lindjen e Mesme, në Botën Arabe dhe në Botë Muslimane, por gjithashtu do të sqarojnë fatin e zbatimit të komploteve të tjera anti- iraniane.

Advertisements