Breaking News

Me mijëra palestinezë në Gaza protestojnë kundër vendimit të Amerikës rreth Kodsit

Me mijëra banorë të Rripit të Gazës kanë marrë pjesë në një protestë të organizuar nga Organizata për Çlirimin e Palestinës për ta dënuar vendimin e fundit të qeverisë së Amerikës kundër Kodsit të shenjtë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se pjesëmarrësit në këtë protestë në Gaza e cila u zhvillua të shtunën pasdite, përveçse kanë hedhur slogane kundër Amerikës, kanë dënuar edhe koordinimin e vendeve arabe me Amerikës dhe kanë deklaruar se Kodsi është kryeqytet i përhershëm i Palestinës dhe kështu do të mbetet. Në këto protesta, protestuesit palestinezë kanë djegur flamurin e Amerikës dhe të regjimit sionist dhe kanë grisur fotografitë e Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite dhe të Selman bin Abdulaziz, mbretit saudit. Protestuesit palestinezë në Gaza gjithashtu mbanin në dorë pankarta mbi të cilat shkruhet “Përmbysje regjimit Al Saud”.

Advertisements