Breaking News

Larixhani kritikon Anglinë për mosbashkëpunim me Iranin pas marrëveshjes bërthamore

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit ka thënë se Anglia pas miratimit të marrëveshjes bërthamore nuk ka ndërmarrë hapa seriozë për të bashkëpunuar me Iranin dhe nuk ka zgjidhur problemin bankar të ambasadës iraniane në Londër.

Ali Larixhani, në takim me ministrin e jashtëm të Anglisë dhe delegacionin që e shoqëronte atë, shprehu falënderimet për solidaritetin e qeverisë dhe popullit anglez ndaj të prekurve nga tërmeti i fundit në Iran dhe tha: ne duam zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike me BE dhe marrëdhëniet e Iranit dhe Anglisë edhe pse janë të gjata por gjithmonë kanë qenë të luhatshme. Larixhani shtoi: “Ne jemi kundër agresionit ndaj vendeve të tjera, që nga viti 2000, kur ushtritë amerikane dhe britanike sulmuan për herë të parë Afganistanin dhe pastaj Irakun, rajoni u përfshi nga trazirat dhe këta trazira po rriten çdo ditë. Kryetari Larixhani ndër të tjera shtoi se  populli bahrejnas nuk do gjë tjetër përveç demokracisë dhe organizimin e votimeve të drejta dhe shtroi pyetjen se pse mbështetni shtypjen e tyre dhe pse e prezantoni veten si mbrojtës të të drejtave të njeriut, por këtu ju jeni duke mbrojtur ata që shkelin të drejtat e popullit Bahrejn. Larijani vazhdoi: kjo është gjithashtu arsyeja pse Jemeni nuk lejohet të vendosë vetë. Ju dërgoni  armë dhe pajisje ushtarake për ata që bombardojnë Jemenin. Në një pjesë tjetër të fjalëve të tij, kryetari Larixhani tha: “Vendimi i presidentit amerikan për ta zhvendosur ambasadën amerikane në Jerusalem është një tjetër gabim i madh nga qeveria amerikane dhe shkalla e këtyre gabimeve do të përcaktohet në të ardhmen. Sekretari i Jashtëm britanik Boris Xhonson gjatë takimit, duke theksuar se MB po mbështet zbatimin e marrëveshjes, tha se “Ne do të mbështesim marrëveshjen ndërkombëtare pasi është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe ne jemi të interesuar për bashkëpunim jo vetëm në sektorin bërthamor, por edhe në sektorin ekonomik dhe i gjithë populli iranian përfiton prej kësaj. Ai shtoi se është e vërtetë që kemi pasur gabime në lidhje me shpërbërjen e regjimeve në rajon, por qëllimi ynë ishte të stabilizojmë rajonin dhe tani besojmë që paqja dhe siguria duhet të kthehen në rajon.

Advertisements