Breaking News

Deklarata e evropianëve kundër vendimit të Amerikës në KS të OKB

Gjermania, Anglia, Franca, Suedia dhe Italia kanë ndërmarrë një veprim të pazakontë dhe kanë nxjerrë një deklaratë kundër vendimit të presidentit amerikan për njohjen zyrtare të Kodsit si kryeqytet i të Izraelit, të cilin e kanë cilësuar veprim jo konstruktiv.

Përfaqësuesit e 5 vendeve evropiane në KS të OKB vendimin e presidentit amerikan për njohjen zyrtare të Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist e kanë cilësuar veprim destruktiv për perspektivën e paqes dhe nga Amerika ka kërkuar të parashtrojë plane dhe projekte konkrete për zgjidhjen e kontestit mes Izraelit dhe Palestinës. Në deklaratën e lëshuar nga vendet evropiane thuhet: Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në kuadër të procesit të paqes dhe duke u bazuar në parametrat e akordeve ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes me dy qeveri. Ne nga qeveria amerikane kërkojmë të parashtrojë plane dhe projekte të qarta për zgjidhjen e  kontestit mes Izraelit dhe Palestinës. Pas shpalljes së Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist nga ana e presidentit amerikan Donald Trump, ditën e premte në ditën e zemërimit janë organizuar protesta nga mijëra palestinezë, të cilat kanë rezultuar me përleshje me forcave izraelite që kanë martirizuar një palestinez. Gjithashtu ditën e premte KS i OKB me kërkesë të 8 vendeve anëtare nga gjithsej 15 vende ka organizuar një takim të jashtëzakonshëm.

Advertisements