Breaking News

3 të martirizuar dhe me mijëra të plagosur nga sulmet e sionistëve kundër palestinezëve

Ministria e shëndetësisë së Palestinës njoftoi martirizimin e 3 personave dhe plagosjen e mijëra të tjerëve në sulmet e fundit të sionistëve ndaj popullit palestinez.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie numri i palestinezëve që janë plagosur në Bejtul Mukades ka shkuar në 935 persona ndërsa në rripin e gazës 179 persona prej të cilëve 5 janë në gjendje të rëndë. Ashraf Gedare, zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë së Palestinës deklaroi se 54 vjeçari Maher Ataullah për shkak të plagëve të rënda të marra gjatë sulmit të ushtrisë së regjimit sionist dhe Muhamed Mesri 30 vjeç i qëlluar me armë zjarri nga sionistët, janë martirizuar. Emad ashian një fëmijë 6 vjeçar palestinez gjithashtu ishte plagosur nga sulme ajrore të regjimit sionist dhe është martirizuar. Avionët luftarakë të regjimit sionist ditën e premte kanë sulmuar veriun e rripit të Gazës me pretekstin e lëshimit të një rakete nga ky rajon në drejtim të kolonive sioniste. Që nga koha e shpalljes së vendimit të Donald Trump për njohjen zyrtare të Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist, territoret e pushtuara po përjetojnë përleshje mes palestinezëve dhe forcave sioniste. Ditën e premte me mijëra palestinezë janë ngritur në protesta në Bejtul Mukadesin, Rripin e Gazës, Ramallah dhe BPLJ për të dënuar vendimin e presidentit amerikan për të transferuar ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Bejtul Mukades. Në shumë vende islame, gjatë kohës së organizimit të namazit të xhumasë janë organizua protesta kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump.

Advertisements