Breaking News

Velajeti: Veprimi i Trump kundër Kodsit, fundi i jetës politike të Amerikës në Botën Islame

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore të Zgjimit Islam duke reaguar ndaj veprimit të presidentit amerikan kundër Kodsit dhe njohjen e këtij qyteti si kryeqytet të regjimit fals sionist ka thënë se kjo sjellje e presidentit amerikan është fundi i jetës politike të Amerikës në Azi dhe në Botën Islame.

Z. Ali Akbar Velajeti, sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore të Zgjimit Islam, deklaroi se Kodsi është një simbol i pashembullt i forcës dhe unitetit të Ummeti Islam përball tiranëve, kriminelëve dhe sidomos përball, regjimit fëmijëvrasës dhe kriminel sionist. Z. Ali Akbar Velajeti me anë të një mesazhi dërguar me rastin e konferencës së 31-të ndërkombëtare të unitetit islam në Teheran , deklaroi: “Regjimi sionist me mbështetjen e Amerikës, perëndimit dhe të disa regjimeve servile të vendeve të rajonit të Lindjes së Mesme, po bënë përpjekje që duke krijuar dhe mbështetur grupet terroriste kundër Ummetit Islam, luftën islame-sioniste ta shndërrojë në një luftë islame-islame dhe të krijojë një ambient të sigurt për vete. Mirëpo Kodsi do të tregojë se Ummeti Islam do të vazhdojë qëndresën dhe rezistencën e tij për mbështetjen e “Kiblës së Parë të Myslimanëve” dhe popullit të shtypur të Palestinës deri në zhdukjen e këtij “kanceri”. Kodsi është simbol i luftës kundër dhunës dhe simbol i unitetit të Ummetit Islam. Së shpejti do të jemi dëshmitarë të çlirimit të Kodsit të Shenjtë nga pushtimi i regjimit okupator sionist dhe së shpejti do të përfundojë dhuna dhe krimet e grupeve terroriste, ekstremiste-takfiriste dhe të mbështetësve të tyre në vendet islame”,- thuhet ndër të tjera në mesazhin e z. Ali Akbar Velajeti, sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore të Zgjimit Islam.

Advertisements