Breaking News

AAP ankohet pranë KS të OKB kundër vendimit të Amerikës

AAP është ankuar pranë KS të OKB kundër vendimit të marrë nga presidenti amerikan për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist.

Riadh Mansur përfaqësuesi i Palestinës në OKB ka thënë se AAP duke reaguar ndaj vendimit të fundit të Amerikës rreth Kodsit, ka ngritur padi kundër Amerikës në KS të OKB dhe i është ankuar kryetarit të këtij këshilli dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe të AP të OKB. Në letrën dërguar për këtë rast, nga KS i OKB është kërkuar që të zbatojë menjëherë përgjegjësitë që ka dhe të zgjidhë këtë situatë. Në letrën e z. Mansur nga bashkësia ndërkombëtare është kërkuar që të mbajë qëndrim të qartë rreth çështjes së Kodsit dhe për anulimin e vendimit të fundit të Amerikës. Ai gjithashtu ka paralajmëruar për pasojat e vendimit të Amerikës duke qenë se Kodsi ka ndjeshmëri të lartë për popullin mysliman dhe të krishterë të Palestinës dhe për të gjithë botën. Ky diplomat palestinez tha se njohja zyrtare e Kodsit si kryeqytet i regjimit sionist është shkelje e hapur e normave, dispozitave dhe e rezolutave ndërkombëtare.

Advertisements