Breaking News

Irani reagon ndaj vendimit të Trump

Ministria e jashtme e Iranit me anë të një deklarate, ditën e mërkurë dënoi vendimin për deklarimin e Bejtul Mukadesit si kryeqytet të regjimit sionist. Ministria e jashtme e Iranit, vendimin e presidentit amerikan Donald Trump e quajti shkelje e hapur e konventave ndërkombëtare.

Kjo ministri deklaroi se Kodsi është pjesë e pandarë e Palestinës dhe rikujtoi se regjimi sionist me mbështetjen e Amerikës ka kryer veprime të ndryshme si dëbimi i banorëve autoktonë, ka shkatërruar objektet dhe monumentet islame, ka prishur xhaminë Al Aksa dhe ka krijuar kushtet për futjen e kolonëve radikalëve në qytet me qëllim që Kodsin ta shpallë si pjesë të tij. Ministria e jashtme e Iranit ka deklaruar se vendimi provokues dhe nxitës I Amerikës për të njohur zyrtarisht Kodsin si kryeqytet të Izraelit, jo vetëm që nuk ndihmon në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme por do të bëhet shkak edhe për uljen e kredibilitetit të Amerikës tek ata palë të cilët kanë dyshime mbi respektimin e paanshmërisë së Amerikës në procesin e negociatave të kompromisit. Ministria e jashtme e Iranit shprehu mbështetjen e plotë të Iranit për popullin palestinez dhe theksoi përgjegjësinë e rëndësishme të Shoqërisë Ndërkombëtare dhe në veçanti të OKB për t’i dhënë fund pushtimit të Palestinës, Kodsit të shenjtë dhe për ë ndihmuar popullin palestinez që të fitojë të drejtat e tij.

Advertisements