Breaking News

Zarif uron myslimanët për ditëlindjen e Profetit (s.a.v.s)

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi në gjuhën arabe në faqen e tij në Twitter ka uruar të gjithë myslimanët e botës për ditëlindjen e Profetit të nderuar të Islamit, hazretit Muhamed (s.a.v.s).

Muhamed Xhavad Zarif mbrëmjen e së martës në mesazhin e tij të urimit shpresoi se ditëlindja e Profetit do të vlejë për mirësitë dhe unitetin akoma më të madh të myslimanëve. Ummeti islam për realizimin e misioneve dhe qëllimeve të Profetit të nderur të islamit hazretit Muhamed (s.a.v.s), duhet të jetë i bashkuar, pa përçarje dhe ndasi, tha në fjalën e tij ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. 12 Rabiul’avali  në kalendarin hënor nga sunitët konsiderohet si data e ditëlindjes së profetit hazretit Muhamed (s.a.v.s) ndërsa nga shiitët konsiderohet data 17 Rabiul’aval. Me këtë rast imam Khomeini(ra) distancën mes këtyre dy datave e ka quajtur java e unitetit islam.

Advertisements