Breaking News

Mogherini kundërshton transferimin e ambasadës amerikane në Kods

Shefja e politikës së jashtme të BE ka kundërshtuar vendimin e Amerikës për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Kods.

Federika Mogherini, në një takim me Rex Tillerson tha se çdo veprim i Amerikës për transferimin e ambasadës amerikane në Kods dhe njohjen e këtij qyteti si kryeqytet të regjimit të Izraelit është veprim i rrezikshëm dhe mund të përshkallëzojë konfliktet në Lindjen e Mesme. Duhet eliminuar çdo veprim apo sjellje që dëmton procesin e kompromisit mes Izraelit dhe Palestinës, ka thënë në fjalën e saj Federika Mogherini. Plani i Donald Trump dhe i Beniamin Netanjahu, përkatësisht presidenti i Amerikës dhe kryeministër i regjimit sionist, për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades është kundërshtuar ashpër nga palestinezët dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare.

Advertisements