Breaking News

Irani dhe Rusia krijojnë një grup të përbashkët parlamentar pune

Parlamentet e Iranit dhe Rusisë kanë krijuar një grup të përbashkët pune për ndjekjen e procesit të zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Kështu deklaroi Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik i Iranit i cili në një konferencë për shtyp në Moskë shtoi: Duke qenë se Irani dhe Rusia kanë bashkëpunime të qëndrueshme të gjithanshme, grupi i përbashkët parlamentar i punës do të luajë rol efikas në ngritjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike. Sa i përket organizimit të takimit për luftën kundër dogës në Moskë, kryetari Larixhani tha: Çështja e narkotikëve është një problem global që kërkon një përgjegjësi të përbashkët ndërkombëtare. Rreth 500 pjesëmarrës, duke përfshirë kryetarë të parlamenteve të mbi 40 vendeve, kanë marrë pjesë në veprimtarinë kundër drogës në kryeqytetin rus. Në sesionin e hapjes së konferencës, kryetari i Dumës ruse Vyacheslav Volodin theksoi nevojën e intensifikimit të luftës kundër drogave të paligjshme dhe propozoi dënime më të ashpra për reklamat e drogave dhe hallucinogjeneve. “Qëllimi i konferencës është të krijojë një dimension parlamentar të bashkëpunimit ndërkombëtar kundër drogës dhe të zhvillojë kuadrin ligjor ekzistues për bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër përhapjes dhe përdorimit të substancave të drogës dhe mbi kujdesin shëndetësor parandalues ​​dhe trajtimin e të varurve nga droga.

Advertisements