Breaking News

250 miliardë dollarë, çmimi i rindërtimit të Sirisë

Përfaqësuesi special i OKB për çështje të Sirisë thotë se rindërtimi i Sirisë do të ketë nevojë të paktën për 250 miliardë dollarë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në kohën kur lufta qeverisë së Sirisë kundër grupeve terroriste ka rezultuar me suksese të rëndësishme, autoritetet dhe përfaqësuesit perëndimore po japin deklarata në lidhje me çmimin e lartë të rindërtimit të Sirisë pas rreth gjashtë viteve krizë dhe luftë të përgjakshme. Gazeta “New York Times” në një raport ka trajtuar gjerë e gjatë çështjen e shpenzimeve të larta për rindërtimin e Sirisë pas rreth 6 viteve luftës dhe përleshje të përgjakshme dhe shkatërruese. Sipas këtij raporti, nga pikëpamja e Stefan De Mistura , përfaqësuesit special të OKB për çështje të Sirisë, rindërtimi i Sirisë ka nevojë të paktën për 250 miliardë dollarë. Ndërkohë Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, gjithashtu në lidhje me rindërtimin e Sirisë, ka kërkuar caktimin e parakushtit për praninë e vendeve perëndimore në ndërtimin e Sirisë.

Advertisements