Breaking News

Ushtria siriane kryen operacione kundër terroristëve në qytetin Hamah

Forcat e ushtrisë siriane janë përballur me terroristët e Frontit Nusra në periferi të qytetit Hamah.

Agjencia siriane e lajmeve Sana njofton se përleshjet janë zhvilluar në një zonë që ndodhet 70 km në verilindje të qytetit Hamah, ku ushtria ka vrarë dhe plagosur shumë terroristë. Në këtë operacion kundër terroristëve të frontit Nusra, ushtria siriane është mbështetur nga forcat ajrore. Ushtria siriane e mbështetur nga aleatët e saj që në fillim të muajit nëntor ka nisur pastrimin e zonave periferike të qytetit Hamah dhe Alepos duke dëbuar grupet terroriste. Përveç kësaj ditën e dielë bombarduesit rusë kanë bombarduar pozicionet e terroristëve në periferi të provincës Dejrul Zur. Objekt i këtij sulmi ishin depot me armatime dhe pajisje ushtarake të grupeve terroriste, thuhet në një njoftim të bazës ajrore ruse Hamimim në Siri.

Advertisements