Breaking News

Pasoja të rënda nga përmbytjet në Shqipëri

Autoritetet e Shqipërisë thonë se përkundër reshjeve më të dobëta dhe nivelet më të ulëta të lumenjve, mijëra shtëpi dhe shumë shkolla janë dëmtuar, ndërsa toka bujqësore ende është e përmbytur.

Qeveria shqiptare tha sot se 600 familje janë evakuuar dje në dy rajone jugperëndimore. Më se 3 mijë shtëpi, 56 shkolla dhe 16 mijë hektarë tokë bujqësore janë vërshuar. Shumë rrugë dhe 28 ura janë dëmtuar. Autoritetet kanë filluar llogaritjen e dëmeve për shqyrtimin e kompensimeve financiare. Së paku një person ka humbur jetën gjatë disa ditëve të fundit nga të reshurat e mëdha, që shkaktuan vërshime në shumë pjesë të Shqipërisë. Portet dhe i vetmi aeroport ndërkombëtar në Tiranë, janë mbyllur përkohësisht për një pjesë të fundjavës. Shkollat ishin mbyllur të premten dhe Ministria e arsimit pritet të vendos së shpejti se çka do të bëhet për procesin e mësimit për ditën e nesërme.

Advertisements