Breaking News

Paralajmërimet për bombë, krijojnë probleme në aeroportin e Moskës

Paralajmërimet për një bombë të vendosur në aeroportin e Moskës kanë krijuar probleme në punën e aeroportit.

Rreth orës 11:15 sipas orës lokale, një udhëtar në kohën e kalimit në skanerët e sigurisë, ka pohuar se në valixhen e tij gjendet një bombë. Autoritetet e aeroportit  Damaddovaya menjëherë pas këtij kërcënimi kanë boshatisur hapësirën ku ndodhej udhëtari dhe kanë kryer kontrollet përkatëse. Aeroporti  Damaddovaya ndodhet 25 km në jug të Moskës dhe nga ai kryhen fluturime në vendet fqinje në Kaukaz dhe Azinë Qendrore. Kohët e fundit Rusia ka përjetuar shumë akte terroriste që kanë lënë me dhjetëra persona të vrarë dhe të plagosur.

 

Advertisements