Breaking News

Hungaria kërkon zgjerimin e bashkëpunimeve me Iranin

Ministri i ekonomisë së Hungarisë ka kërkuar zgjerimin afatgjatë të bashkëpunimit mes Iranit dhe Hungarisë.

Mikhai Varga, ditën e dielë mori pjesë në simpoziumin tregtar të Iranit dhe Hungarisë që u organizua në dhomën e tregtisë së Iranit në Teheran dhe tha se qeveria e Hungarisë është e interesuar në investimet e përbashkëta me Iranin sidomos në industrinë e ndërtimit dhe të urbanistikës dhe mbështet investimin në fushën e teknologjisë. Ministri i ekonomisë së Hungarisë tha se në kohën e sanksioneve qeveria hungareze asnjëherë nuk ka ndërprerë marrëdhëniet me Iranin dhe shtoi se për ngritjen e nivelit tregtar është e nevojshme që ambasada e Hungarisë në Teheran të transferohet në një godinë më të madhe. Golam’ali Shafai, kryetar i dhomës së tregtisë së Iranit në këtë takim tha se investimet e përbashkëta me transferimin e teknologjisë në Iran, është një çështje e rëndësishme dhe në këtë kuadër kompanitë iraniane janë të interesuar që të bashkëpunojnë në fushën e teknologjisë së informacionit IT, shërbimet teknike dhe inxhinierike, sistemit të ujit, teknologjisë së ambientit dhe prodhimeve në sera.

Advertisements