Breaking News

Ali Larixhani takohet me homologun e tij pakistanez

Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit gjatë qëndrimit të tij në Moskë është takuar me gjeneral Ajaz Sadik kryetar i parlamentit të Pakistanit.

Në këtë takim kryetarët e parlamenteve të Iranit dhe Pakistanit diskutuan për bashkëpunimet dypalëshe dhe rajonale, si dhe për zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Kryetari i parlamentit islamik të Iranit prej ditës së dielë në krye të një delegacioni të lartë ndodhet në Moskë për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të përballjes me lëndët narkotike. Në konferencën ndërkombëtare kundër drogës marrin pjesë kryetarë parlamentesh nga mëse 40 vende të botës.

Advertisements