Breaking News

Terroristët sulmojnë me predha rajonet e ndryshme të kryeqytetit të Sirisë

Grupet terroriste të pranishme në rajonin Ghuta Lindore, kanë hedhur 12 predha drejt lagjeve të ndryshme të Damaskut, kryeqytetit të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se grupet terroriste që veprojnë në rajonin Ghuta Lindore ditën e shtunë kanë shkelur marrëveshjen për krijimin e rajoneve me reduktim të tensioneve në Siri dhe kanë sulmuar lagjet e ndryshme të qytetit Damask ku si pasojë janë plagosur tetë qytetarë sirianë. Ky sulm me predha ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në pronat publike dhe private të qytetarëve në lagje të ndryshme të Damaskut. Vlen të theksohet se Irani, Rusia dhe Turqia në muajin maj të vitit 2017, në raundin e katërt të negociatave për zgjidhjen e krizës në Siri në Astana të Kazakistanit, kanë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e zonave me reduktim të tensioneve në Siri me qëllim të reduktimit të dhunës ku një prej këtyre zonave është edhe rajoni Ghuta Lindore. Grupet terroriste të armatosura kohë pas kohe shkelin këtë marrëveshje dhe sulmojnë rajone të ndryshme të këtij vendi duke përfshirë edhe Damaskun.

Advertisements