Breaking News

Senati voton pro projektit kundër sistemit Obamacare

Republikanët në Senatin amerikan përveç ligjit për taksat, kanë miratuar planin për anulimin e sistemit të siguracioneve shëndetësore të njohur me emrin Obamacare.

Senati amerikan ka votuar në favor të miratimit të një projektligji të diskutueshëm për reformën e taksave, të propozuar nga Partia Republikane. Votimi përbën një sukses për presidentin Donald Trump, por kritikët thonë se nga projektligji përfitojnë kryesisht të pasurit. Senatorët amerikanë kanë miratuar një projektligj fiskal prej rreth 1.5 trilionë dollarësh të propozuar nga republikanët, gjë që shënon një fitore politike të rëndësishme për administratën e presidentit Donald Trump. Votimi përfundimtar erdhi pasi republikanët dhanë dakordësinë e tyre për projektligjin pas një sërë ndryshimesh. Projektligji, rishikimi më i madh i politikës së taksave në SHBA që prej viteve ’80, u miratua pavarësisht paralajmërimit të një komiteti të Senatit se ky ndryshim rëndon në mënyrë ekstreme deficitin buxhetor për 10 vitet e ardhshme, duke shtuar borxhin kombëtar prej 20 trilionë dollarësh. Presidenti Trump kërkon që masat e reja të hyjnë në fuqi deri në fund të këtij viti, ndërkohë që Senati duhet tashmë të shkrijë legjislacionin e ri me atë të miratuar muajin e kaluar nga Dhoma e Përfaqësuesve. Projektligji final do të dërgohet më pas në tryezën e presidentit që të miratohet e të kthehet në ligj. Demokratët besojnë se projektligji do t’i sjellë përfitime vetëm bizneseve të mëdha dhe të pasura si dhe do të shtojë deficitin. Sidoqoftë, opozitarët nuk ia dolën të mblidhnin mjaftueshëm vota për të ndalur miratimin në Senat, ku republikanët kanë shumicën.

Advertisements