Breaking News

Presidenti francez ndërhyn në punët e brendshme të Irakut

Në një takim me kreun e administratës lokale të Rajonit të Kurdistanit të Irakut, presidenti francez i bëri thirrje qeverisë së Bagdadit të shpërndajë forcat popullore të mobilizimit.

Sipas Reuters, Presidenti francez Emmanuel Macron priti të shtunën në pallatin Eliza z. Niçeran Barzani, kryetar i administratës lokale të Rajonit të Kurdistanit. Në një takim me Barzanin presidenti francez duke ndërhyrë në punët e brendshme të Irakut dhe duke mbajtur qëndrime kundër forcës së mobilizimit popullor (Hashd Sha’abi), kërkoi nga qeveria qendrore irakiane dhe rajoni i Kurdistanit të nisin bisedimet në bazë të kushtetutës irakiane. Kërkesa e presidentit francez për të çmontuar mobilizimin popullor të Irakut, bëhet në kohën kur roli i këtij organi popullor ka bërë të mundur eliminimin kërcënimin e ISIL-it. Përveç kësaj, çështja e forcës së mobilizimit popullor të Irakut është një çështje e brendshme dhe nuk ka të bëjë aspak me presidentin francez. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare irakiane Faleh al-Fayyadh të premten e kaluarthi se “mobilizimi popullor” është një nga komponentët e fuqisë së qeverisë irakiane. Faleh al-Fayyadh deklaroi: “Misioni i mobilizimit popullor do të vazhdojë për aq kohë sa sfidat në Irak të janë të pranishme”. Më 26 nëntor 2016, parlamenti irakian me shumicë votash forcën popullore Hashd Sha’abi e shpalli si seksion zyrtar i forcave të armatosura të Irakut.

Advertisements