Breaking News

Në Teheran zhvillohet konferenca “Lindja e të Vërtetës”

Konferenca me titull “Lindja e të Vërtetës” filloi punimet në Teheran me qëllim shqyrtimin e rolit të letrës së liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit drejtuar të rinjve të vendeve perëndimore në të cilën po marrin pjesë edhe të ftuar të huaj.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Akbar Velajeti, këshillitari për çështje ndërkombëtar i liderit suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të dielën në konferencën “Lindja e të Vërtetës”, deklaroi: “Letrat e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit drejtuar të rinjve perëndimor është një iniciativë e rëndësishme, për arsye se pala tjetër po vetëm në të kundërtën e kësaj duke u munduar të krijojë përçarje në botën islame dhe po bënë përpjekje të paraqesë një imazh të zi nga Islami. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit ka luajtur rolin më të madh në kuadër të mbështetjes ndaj luftëtarëve myslimanë në vendet e rajonit të Lindjes së Mesme dhe këto letra janë hartuar në kuadër të shpjegimit të Islamit”. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 2015 ka dërguar letra të hapura për të rinjtë perëndimorë dhe në përmbajtjen e këtyre letrave është kërkuar njohja e Islamit në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa ndërmjetësues. Ajetullah Khamenei gjithashtu në këto letra ka folur edhe rreth politikave kontradiktore të Amerikës dhe Perëndimit ndaj luftës kundër terrorizmit, sulmit ushtarak ndaj botës islame, gjakderdhjes në Palestinë dhe nevojës për tu përballur me idetë e dhunshme. Vlen të theksohet se letra e parë e liderit suprem të Revolucionit Islamik është përkthyer në 15 gjuhë dhe letra e dytë e tij është përkthyer dhe publikuar në 62 gjuhë të botës. Letrat e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit janë publikuar edhe në rrjetet sociale dhe në agjencitë e ndryshme informative.

Advertisements