Breaking News

Reuters: Ditën e mërkurë, Trump do të shpallë Kodsin si kryeqytetin e Izraelit

Një prej zyrtarëve të lartë amerikanë, deklaroi se ditën e mërkurë presidenti i Amerikës do të shpallë Bejtul Mukadesin si kryeqytetin e regjimit sionist.

Më herët shumë politikanë dhe zyrtarë amerikanë kanë deklaruar se megjithëse shpallja e Kodsit si kryeqytet i regjimit sionist ishte një prej premtimeve elektorale të Donald Trump, deklarimi i këtij vendimi i presidentit amerikan do të shtyhet për më vonë. Donald Trump, në kohën e fushatës së tij elektorale për zgjedhjet presidenciale, ka deklaruar se në kohën kur të vijë në pushtet do të transferoje ambasadën amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades.  Trump në fushatën e tij elektorale dhe pas takimit me Beniamin Netanjahu kryeministrin e regjimit sionist ka premtuar se do të transferojë ambasadën amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Plani i Donald Trump për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades është kritikuar ashpër nga palestinezët dhe Bashkësia Ndërkombëtare. Krerët e regjimit sionist më herët u kanë kërkuar vendeve me të cilat kanë lidhje diplomatike që ambasadat e tyre t’i transferojnë në Bejtul Mukades mirëpo këto vende deri tani kanë refuzuar këtë kërkesë.

Advertisements