Breaking News

Qendrat e armëve kimike, rrezik për paqen dhe sigurinë e botës

Gulam’husein Dehkani, drejtori i përgjithshëm i shtabit politik dhe të sigurisë ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, i pranishëm në konferencën e 22 ndërkombëtare të vendeve anëtare të konventës për ndalimin e armëve kimike që u organizua në Hagë të Hollandës, deklaroi se qendrat e armëve atomike vazhdojnë të jenë kërcënim dhe rrezik për paqen dhe sigurinë në botë.

Me gjithë nënshkrimin e konventës për ndalimin e prodhimit dhe përhapjes së armëve kimike, në botë ekzistojnë akoma të tilla armë dhe sidomos në rajonin e Lindjes së Mesme. Kohët e fundit grupet terroriste në Siri kanë përdorur armë kimie. Këto sulme me armë kimike të terroristëve në Siri janë kryer me mbështetjen e disa vendeve të tilla si Amerika. Sa i përket kësaj me rastin e 30 vjetorit të sulmit kimik të regjimit të Sadamit në qytetin Sardasht në perëndim të Iranit, Gulam’husein Dehkani, drejtori i përgjithshëm i shtabit politik dhe të sigurisë ndërkomëbtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit:  ” Republika Islamike të Iranit thekson vullnetin dhe vendosmërinë për të luftuar armët e shkatërrimit në masë”. Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të përdorë potencialin e saj për të luftuar prodhimin, përhapjen dhe përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe të reagojë ndaj përdorimit ose kërcënimeve për përdorimin e armëve të tilla nga grupe terroriste si ISIS dhe mbështetësit e tyre rajonalë dhe ndërkombëtarë. “Ata që sot pretendojnë, si pjesë e një skenari të dyshimtë dhe të rrezikshëm, që armët kimike janë përdorur në Siri janë po ata që jo vetëm injoruan përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe të armëve të ndaluara kimike kundër ushtarëve dhe civilëve iranianë gjatë agresionit të Sadamit kundër këtij kombi të pafajshëm, por krenar, por gjithashtu ishin bashkëpunëtorë të krimeve të Sadamit duke armatosur dhe mbështetur plotësisht regjimin e tij kriminel”, tha Dehkani. Ai shtoi se me gjithë politikat hipokrite dhe standardeve të dyfishta të vendeve të caktuara që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut, përfshi SHBA,  Republika Islamike e Iranit, në përputhje me politikën e saj parimore, “dënon me forcë çdo përdorim ose kërcënim për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, dhe shfrytëzimin e këtyre armëve si pretekst për të kryer ndërhyrje të paligjshme kundër kombeve dhe shteteve të pavarura “. Në një mesazh të tij për konferencën e vendeve anëtare të Konventës për ndalimin e armëve kimike, presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka kërkuar shkatërrimin e plotë të këtyre armëve dhe qendrave të prodhimit të tyre. Mesazhi i presidenti Putin për konferencën e vendeve anëtare të konventës për ndalimin e armëve kimike që u organizua në Hagë, është publikuar në faqen zyrtare të zyrës informative të Kremlinit. Putin në mesazhin e tij ka thënë: të gjitha vendet anëtare të konventës për ndalimin e armëve kimike, duhet të marrin shembull nga Rusia për eliminimin e këtyre armëve dhe të realizojnë këtë objektiv në kohën më të shkurtër. Ai gjithashtu u ka kërkuar vendeve që nuk janë anëtare të kësaj konvente që shkatërrojnë armët e tyre kimike. Rusia ka trashëguar më shumë se 40 mijë ton lëndë dhe armë kimike nga ish Bashkimi Sovjetik dhe e gjithë kjo sasi është shkatërruar.  Ndryshe nga Rusia, SHBA nuk po respekton premtimin për të shkatërruar arsenalin e armëve kimike, tha presidenti i Rusisë Vladimir Putin përpara shkatërrimit të grumbullit të fundit të armëve kimike.

Advertisements