Breaking News

Zarif takohet me presidentin e Azerbajxhanit

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, gjatë punimeve të samitit “Zemra e Azisë” që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, ka zhvilluar një takim dhe ka biseduar me Ilham Aliev, presidentin e Republikës së Azerbajxhanit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se samiti i shtatë i vendeve të “Zemrës së Azisë” ka filluar sot në Baku të Azerbajxhanit me temë kryesore “Forcimi i sigurisë dhe marrëdhënieve në Afganistan” ku po marrin pjesë 250 përfaqësues nga 4 vendeve dhe organizata ndërkombëtare. Muhamed Xhavad Zarif dhe Ilham Aliev në këtë takim kanë biseduar rreth marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit trepalësh mes Iranit, Turqisë dhe Republikës së Azerbajxhanit, luftën e përbashkët me terrorizmin dhe ekstremizmin, planit për përfitimin nga interesat e përbashkëta në detin Kaspik, bashkëpunimin rreth Afganistanit, transportin, si dhe për vazhdimin e bisedimeve politike bilaterale. Zarif dhe Aliev në këtë takim janë shpreh të kënaqur për zhvillimin e procesit të bashkëpunimeve ekonomike dhe kanë theksuar nevojën për sigurimin e burimeve financiare për ndërtimin e hekurudhës “Rasht-Astara”.

Advertisements