Breaking News

Reagimi i fundit i Theresa May nda islamofobisë së Donald Trump

Kryeministrja e Britanisë së Madhe ka reaguar edhe nga mesazhit të fundit të Donald Trump në Twitter i cili ka shkruar: “Mos u përqendro në mua, por në terrorizmin ekstremist në Britani”.

Gazeta “The Guardian” në një raport të saj ka shkruar se Theresa May, kryeministrja e Britanisë së Madhe, në reagimin e fundit të saj në deklaratave të Donald Trump, presidentit të Amerikës, ka theksuar: “Unë shumë qartë kamë thënë se ripublikimi i disa videove islamofibiste, ishte një veprim i gabuar”. Theresa May ka shtuar: “Fakti se Londra ka bashkëpunimeve të gjera me Uashingtonin, nuk do të thotë se Londra ka frikë të deklaroi se Uashingtoni po gabon. Unë nuk shpenzoj shumë kohë për të lexuar mesazhet e të tjerëve në Twitter, mirëpo atëherë kur të jetë e nevojshme, reagoj, do të thotë ashtu siç kam vepruar”.

Advertisements