Breaking News

Mishel Aun: Asad do të qëndrojë në pushtet

Presidenti i Libanit ka thënë se presidenti sirian Bashar Asad do të qëndrojë në pushtet.

Bashar Asad Do të qëndrojë në pushtet dhe Siria do të jetë dëshmitare e zhvillimeve demokratike, ka thënë në fjalën e tij Mishel Aun president i Libanit. Presidenti i Libanit ndër të tjera tha se Hezbullahu brenda dhe jashtë Libanit ka luftuar me grupin terrorist ISIS dhe në kohën kur lufta ndaj terroristëve të përfundojë, Hezbullahu do të kthehet në Liban. Presidenti Aun ndër të tjera vuri në dukje se problemet e Libanit do të zgjidhen brenda disa ditësh dhe shtoi se Saad Hariri do të qëndrojë në postin e kryeministrit të Libanit. Nga ana e tij Saad Hariri tha se javën e ardhshme do të tërheqje kërkesën e tij për dorëheqje duke deklaruar se situata dhe gjendja në Liban është shumë pozitive. Më 4 nëntor Saad Hariri, me anë të një deklarate të bërë nga Riadi kryeqytet i Arabisë Saudite njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i kryeministri mirëpo pas 18 ditësh ai u kthye në Liban dhe vazhdoi detyrën si kryeministër.

Advertisements