Breaking News

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit niset për në Itali

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit është nisur për në Itali ku dot ë marrë pjesë në takimin e tretë ndërkombëtar të Dialogut Mesdhetar.

Behram Kasemi, zëdhënës i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se Muhamed Xhavad Zarif ditën e enjte u nis drejt Romës për të marrë pjesë në takimin e ndërkombëtar Dialogu i Mesdheut. Temat kryesore që do të trajtohen në këtë takim janë siguria e përbashkët, progresi dhe zhvillimi, emigracioni, kultura dhe shoqëria civile. Vizita e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit zhvillohet me ftesë zyrtare të Angelino Alfano ministër i jashtëm i Italisë. Gjatë vizitës në Itali, Muhamed Xhavad Zarif do të mbajë një fjalim në takimin ndërkombëtar Dialogu i Mesdheut. Pas vizitës në Itali, shefi i diplomacisë iraniane do të shkojë në Baku ku do të marrë pjesë në konferencën e zemrës së Azisë. Konferenca në fjalë ka për qëllim zgjerimin e bashkëpunimeve rajonale dhe forcimin e paqes dhe mirëqenies në rajon. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se konferenca “ Zemra e Azisë” organizohet me pjesëmarrjen e 14 vendeve anëtare, 17 vendeve mbështetëse dhe 12 organizatave rajonale dhe ndërkombëtare.

Advertisements