Breaking News

Irani nuk do të negociojë me asnjë vend mbi aftësitë e tij mbrojtëse

Ministri i Mbrojtjes i Iranit tha të mërkurën se një fregatë e re e prodhuar nga Irani do të bashkohet javën e ardhshme me Marinën iraniane në Detin Kaspik.

Duke folur për gazetarët, gjeneral brigade Amir Hatami tha se fregata e cila është e klasit Peykan do të lëshohet në detin Kaspik të hënën ose të martën e ardhshme. Aftësia mbrojtëse e Iranit është një e drejtë legjitime që synon vetëmbrojtjen si shumë vende të tjera, tha ministri i Mbrojtjes i RII, duke shtuar: “Ne kemi thënë në mënyrë të përsëritur se nuk do të negociojmë me askënd për aftësitë tona mbrojtëse”. Hatami përsëriti se Irani do të intensifikojë aftësitë e veta mbrojtëse me gjithë fuqinë e tij. I pyetur për të komentuar rreth pjesëmarrjes së mundshme të Iranit dhe Rusisë në rindërtimin e potencialeve mbrojtëse të Sirisë, ai tha se Irani dhe Rusia do të angazhohen në rindërtimin e potencialeve mbrojtëse të Sirisë dhe kjo masë do të jetë në përputhje me luftën e vazhdueshme kundër terrorizmit e cila do të përfshijë të gjitha fushat, duke përfshirë edhe sektorin e mbrojtjes.

Advertisements