Breaking News

Amerika ka ndërprerë blerjen e ujit të rëndë nga Irani

Një prej zyrtarëve të qeverisë amerikane deklaroi se Amerika ka ndërprerë blerjen e ujit të rëndë nga Irani.

Sipas një raporti të Free Biken, një prej zyrtarëve amerikanë ka deklaruar se qeveria e Donald Trump, ka ndërprerë procesin e blerjes së ujit të rëndë nga Irani. Duhet theksuar se blerja e ujit të rëndë nga Irani ishte një politikë e nisur nga administrata e Barack Obamës për të garantuar zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit. Në vitin 2016, u deklarua se qeveria amerikane ka blerë ujë të rëndë nga Irani në vlerën 8 milion dollarë. Në atë kohë blerja e sasisë së ujit të rëndë nga Irani ngjallu shumë polemika në Amerikë dhe u tha se blerja u realizua nga një palë e tretë. Tani një prej zyrtarëve të qeverisë amerikane ka thënë së Uashingtoni nuk do të përfshihet më në këtë tregti dhe kjo tregon kthimin serioz të politikave të Uashingtonit. Zyrtari amerikan gjithashtu ka thënë se ndërprerja e blerjes së ujit të rëndë nga Irani, është bllokimi i rrugës që Irani të shfrytëzojë kapitalet e Amerikës. Duhet thënë se disa nga ligjvënësit amerikanë dhe grupet e varura prej tyre thonë se pagesa prej 8.4 milion dollarësh për Iranin për shkak të blerjes së ujit të rëndë nga ky vend, do të japë akses Iranit në posedimin e valutës amerikane dollar dhe kjo është një masë inkurajuese për të garantuar vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit. Një prej zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Uashingtoni nuk ka ndërmend të blejë ujë të rëndë nga Irani. Ne ua kemi bërë të qartë autoriteteve iraniane se respektimi i kuotës së prodhimit të ujit të rëndë, është përgjegjësi e tyre e caktuar nga marrëveshja bërthamore.

Advertisements