Breaking News

Tillerson: Bashar Asad nuk duhet të ketë rol në të ardhmen e Sirisë

Rex Tillerson sekretari amerikan i shtetit në një fjalim të tij në qendrën Willson Center tha se presidenti sirian Bashar Asad nuk duhet të ketë ndikim dhe rol në të ardhmen e Sirisë.

Deklaratat e Tillerson vjen në kohën kur më 19 nëntor ushtria siriane ka arritur të çlirojë në formë të plotë qytetin Bu Qemal që mbahej i pushtuar nga ISIS. Bashkëpunimi me ushtrisë siriane, rezistencës dhe mbështetja efektive e Iranit ka bërë të mundur shkatërrimin e grupit terrorist takfirist të Amerikës dhe regjimit sionist ISIS në rajon. Me çlirimin e qytetit Bu Qemal në jug të Sirisë dhe qytetin Rave në provincën Anbar të Irakut, jetës së grupit terrorist takfirist ISIS si një prej organizatave terroriste në rajon, i ka ardhur fundi. Sekretari amerikan i shtetit në kuadër të polemikave të autoriteteve amerikane kundër Iranit, Republikën Islamike të Iranit e ka cilësuar një vend destabilizues të rajonit dhe i ka kërkuar BE që t’i bashkohet Amerikës në përballje me Iranin. Donald Turmp më 13 tetor ka përsëritur akuzat e tij boshe kundër kombit iranian dhe ka pretenduar se Teherani mbështet terrorizmin dhe gardën revolucionare të Iranit e cila ka luajtur rol të rëndësishëm në luftën kundër terroristëve të mbështetur nga Uashingtoni në Siri dhe në Irak, e ka futur në listën e sanksioneve amerikane. Garda Revolucionare ka dhënë kontributin e saj me konsulentë ushtarakë në luftën kundër grupeve terroriste në Irak dhe në Siri me kërkesë zyrtare të qeverive të këtyre vendeve. Mirëpo ky veprim në asnjë mënyrë nuk është pëlqyer nga Donald Trump.

Advertisements