Breaking News

Ruhani: Politika e jashtme e Iranit me botën bazohet në parimin e bashkëveprimit konstruktiv

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se politika e jashtme e Iranit është e bazuar në parimin e bashkëveprimit konstruktiv me botën dhe tha se Irani gjithmonë është munduar të zgjidhë problemet e rajonit nëpërmjet bashkëbisedimit dhe dialogut.

Presidenti Hasan Ruhani në një intervistë të tij për televizionin iranian foli mbi ndihmat e Republikës Islamike të Iranit për Irakun dhe Sirisë në luftën kundër terrorizmit dhe për bashkëpunimin e Iranit, Irakut dhe Turqisë në lidhje me çështjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut dhe tha se Irani kërkon një rajon të sigurt. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani përveç dy-tre vendeve të rajonit si Arabia Saudite ka marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e tjera si Turqia, Iraku, Katari, Rusia dhe Pakistani dhe shtoi se Arabia Saudite për të mbuluar dështimet e saj në rajon dhe për të mbuluar problemet e brendshme, Iranin e prezanton si armik. Presidenti Ruhani tha se Arabia Saudite ka qenë e pasuksesshme në Katar, Irak, Siri dhe Liban dhe shtoi se Riadi në rast se vazhdon veprimet e tij të gabuara vetëm sa dot ë shtojë problemet e veta. Presidenti iranian foli edhe marrëdhëniet e mira të Iranit me BE dhe njoftoi për përmirësimin e marrëdhënieve tregtare të Iranit me botën.

Advertisements