Breaking News

Drita jeshile e Uashingtonit për shitjen e armëve Polonisë në vlerë 500 milionë dollarë

 

Departamenti i Shtetit ka rënë dakord të shesë armë të avancuara prej 500 milionë dollarësh në Poloni

. Me marrëveshjen e Departamentit të Shtetit, Polonisë do t’i shiten 150 raketa ajrore të avancuara, më shumë se 12 raketa dhe pajisje të tjera të avancuara ushtarake, që arrijnë vlerën e 500 milionë dollarëve njofton agjencia e lajmeve Russia Today. Agjencia e Bashkëpunimit për Mbrojtjen e SHBA-së, e cila konsiderohet një degë rëndësishme e Departamentit të Mbrojtjes dhe është përgjegjëse për shitjen e armëve dhe bashkëpunimin e mbrojtjes me aleatët e Uashingtonit, lëshoi një deklaratë ku thuhej se Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka rënë dakord t’i shes armë Polonisë. Bashkëpunimi ushtarak i SHBA me Poloninë vzhdon ndërsa Rusia kundërshton një gjë të tillë. Polonia do të transferojë së shpejti raketat me rreze të mesme veprimi AIM-120-7, sipas kësaj marrëveshjeje.

Advertisements