Breaking News

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Forcat detare të ushtrisë së Iranit, të vazhdojnë zhvillimin dinamik

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit datën 7 Azar, ditën e forcave detare të Iranit, e quajti ditë të krenarisë dhe fitores së këtyre forcave dhe një ditë simbolike për falënderimin dhe mirënjohjen e këtyre forcave.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të martën në një takim me komandantë dhe funksionarët e forcave detare të ushtrisë së Iranit, deklaroi: “Operacionet e guximshme dhe heroike të forcave detare të Iranit kundër të ushtrisë së regjimit Ba’th të Irakut më 7 azar të vitit 1359 të kalendarit iranian (28 nëntor 1980), kanë ushtruar një ndikim të pavdekshëm mbi luftën dhe ajo trimëri dhe ai heroizëm eliminoi kontrollin e armikut mbi det. Për këtë arsye kjo ditë nuk duhet harruar dhe për çdo vit duhet përkujtuar gjaku dhe sakrifica e dëshmorëve. Martirizimi në rrugën e Zotit nuk është humbje, por një pasuri e madhe dhe sipas Imam Khomejnit (ra), “një popull që ka martirizim, nuk ka robërim”. Forcat detare kanë rëndësi të madhe në mbrojtjen e vendit. Forcat detare qëndrojnë në vijën e parë të frontit të mbrojtjes së Iranit duke kontrolluar rajone të rëndësishme detare, ndërsa prania e këtyre forcave në ujërat e lira dhe ndërkombëtare, duhet të vazhdojë sikur në të kaluarën”. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke theksuar nevojën për rritjen e kapaciteteve të forcave detare të Iranit në pajisje dhe aftësi luftarake, tha: “Një zhvillim i mirë ka filluar në forcat detare dhe sot forcat detare janë shumë më të zhvilluara se 20 vite më parë, mirëpo ky nivel i zhvillimit nuk duhet të jetë i kënaqshëm, prandaj këto forca në të gjitha sektorët përkatës duhet të zhvillojnë kapacitetet dhe aftësitë e tyre me një dinamizëm më të madh”.

Advertisements